Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi sonte ishtr i pranishëm në ClickPlus ku foli për tradhëtinë që ju bë Alternativës për nënshkrimet në listën për rrëzimin e Qeverisë.
Zejdi më tej shtoi duke thënë: “Ziadin Sela na tradhëtoi. Ai më tha se Levica nuk do të jetë pjesë e kësaj liste asnjëherë sepse ata janë anti-amerikan, anti-shqiptar, anti-NATO, anti-BE”.
Siç duket Ziadin Sela ka qenë iniciatori për ta futur Apasievin dhe influencën ruse në kampin shqiptar dhe kështu për ta infektuar politikën shqiptare me politikat anti-amerikane dhe anti-shqiptare.