Vetëm Besa dhe Aleanca i mbeten besnike LEVICËS

0
154

Vetëm brenda pak orësh ndodhën shumë gjëra të cilat çuan opozitën shqiptare drejt përplasjes me njëra tjetrën. Së pari ishte Zejdi ai i cili nuk pranoi të nënshkruan në një listë ku ndodhet Levica, ndërsa pak më vonë doli Sela dhe tha se Zejdi është gënjeshtar dhe se e ka ditur që Levica do të jetë pjesë e listës.

 

Siç duket ka plasur sherri mes dy deputetëve të koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi – Zejdi dhe Ziadin Sela. Nga Lëvizja Besa nuk e kanë komentuar këtë “luftë” brenda koalicionit ASH-AAA dhe sipas të gjitha gjasave vetëm Aleanca dhe Besa do t’i ngelen besnike LEVICËS.

 

A është duke u dëshmuar se vetëm për karrige dhe jo për interesat e qytetarëve Aleanca dhe Besa e kanë përdorur politikën nacionaliste? Nëse po atëherë me besnikërinë ndaj Levicës humbja e votuesve do të jetë edhe më e madhe në zgjedhjet e radhës se në këto lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here