31.8 C
Skopje

Nëse VMRO ua humbi 30.000 vota, Levica pritet ti falimentoj

Bashkëpunimi me VMRO – DPMNE në zgjedhjet lokale të muajit Tetor shkoi në dëm të subjekteve politike opozitare, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Qëllimi për të fituar zgjedhjet me ndihmën e VMRO-së nuk rezultoi i suksesshëm për bllokun opozitar shqiptar pasi në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare këto subjekte humbën rreth 30.000 vota.

Tani me bashkëpunimin e prezantuar para opinionit për formimin e një shumice të re parlamentare me partinë Levica që njihet për qëndrimet e saj antishqiptare dhe antieuropiane, epilogu për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën mund të jetë fatal dhe mund ti çojë drejt falimentimit.

Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve në shenjë revolte për bashkëpunimin e paralajmëruar me një parti e cila nuk njeh Marrëveshjen e Prespës, atë të fqinjësisë të mirë, dygjuhësinë dhe kërkon ç’njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

TË FUNDIT

Vdes në moshën 32-vjeçare aktori i humorit

Komediani kanadez Nick Nemeroff ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare. Familja e tij konfirmoi vdekjen e tij të papritur të hënën në mbrëmje. Ende nuk dihet...

Tetovarët ankohen, nuk kanë ujë për pije!

Lagjja  146  në Tetovë vazhdon të jetë pa ujë të pijshëm edhe në këto temperatura të larta. Banorët e kësaj lagje thonë se  ata...

Komisioni Hetimor për Energjinë nuk e voton listën “politike” të propozuar nga VV-ja, opozita e lëshon mbledhjen

(E plotësuar) Është shtyrë për një ditë tjetër mbledhja e Komisionit Hetimor për Energjinë, i cili do të hetojë proceset vendimmarrëse në këtë sektor...

Vizita e Kurtit në SHBA shtetit i kushtoi mbi 36 mijë euro, kryeministri qëndroi në hotelin luksoz “Hilton”

Vizita gati tri javore e kryeministrit Albin Kurti me bashkëpunëtorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka kushtuar buxhetit të Kosovës hiç...

Kosova përball Serbisë në Lojërat Mesdhetare

Sot gjatë ditë do të zhvillohet përballja e parë mes Kosovës dhe Serbisë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Kreshnik Mahmuti dhe Marko Jevtoviq do...