29.8 C
Skopje

Kishim garancë nga Zijadin Sela se “E Majta” nuk do të jetë në atë listë (VIDEO)

Koordinatori i grupit parlamentar të Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi në prononcimin e tij të sotëm për mediat ka deklaruar se nënshkrimin e tij për shumicën e re parlamentare e ka vendosur me kusht se në atë listë nuk do të jenë deputetët e subjektit politik “E Majta”.

Për këtë ai madje dhe deputetët e koalicionin ASH – AAA kanë marrë edhe garancën e liderit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, i cili ka zhvilluar bisedime me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickovski. Ai u shpreh se është ndjerë i befasuar kur ka parë se edhe përkundër kësaj garance, nënshkrimin e kishin vendosur edhe dy deputetët e partisë “E Majta”.

“Ne u mbledhëm të gjithë deputetët dhe kishim në bazë të informacioneve që erdhën marrëveshje se në nënshkrim do jenë do jenë VMRO-ja, koalicioni ynë, LDP-ja dhe Besa. Dhe unë insistoja që ne si koalicion të jemi të fundit që nënshkruajmë, kisha atë dyshimin tim edhe disa herë kam potencuar se nuk guxon të jetë E Majta ta keni parasysh, jo nuk është sigurisht.

Kush ju tha se nuk është sigurisht?

Ato që ishin aty posaçërisht kryetari i Aleancës i cili ka qenë në bisedime me Mickovskin, edhe ato kanë zhvilluar bisedimet, listat erdhën tek ne pas atyre, edhe çdokush tre herë sëpaku e kam përmend që s’guxon të jetë ajo, sdo jetë, në rregull nënshkrimin tim e dhash edhe pse si i tillë pa një sigurim që do jetë LDP-ja dhe Besa nuk isha i mendimit që të jepet nënshkrimi sepse kisha një bindje se një VMRO e cila na i humbi 27 000 vota do na vazhdoje të na humbe edhe më tutje, por megjithatë mos ndahem nga gjithë deputetët dhashë nënshkrimin i fundit dhe prisja që LDP-ja dhe Besa ta vazhdojnë edhe gjithsesi sa më shpejtë ta rrëzojmë këtë qeveri. Në mbrëmje unë shoh krejt diçka tjetër edhe për atë arsye u prononcova menjëherë. Unë nuk du të jem në një listë me to, çmimin do e paguaj personalisht, por çmimi familjar më dhemb më shumë sesa çmimi politik i çfarëdoqoftë.” – është shprehur Skender Rexhepi.

TË FUNDIT

Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e...

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...