22.8 C
Skopje

Ganiu: ÇAIRI ME KRYETARIN MË TË RI TË KËSHILLIT KOMUNAL NË VEND

Këshilli Komunal i Çairit sot mbajti mbledhjen konstitutive, me çrast këshilltari nga radhët e BDI-së, Jetmir Asani u zgjodh kryetar i Këshillit. Me këtë Këshilli Komunal i Çairit u bë me kryetarin më të ri në vend.
Me rastin e Mbledhjes konstitutive urova Këshillin e ri Komunal të Çairit dhe theksova që shpresoj se 27 anëtarët e rinj të Këshillit do të jenë gjithmon në gatishmëri për të çuar përpara proceset që janë direkt të lidhura me mirëqenien e qytetarëve të Çairit tonë, do të dëgjojnë zërin e Çairasve para gjithçkaje.
Kam përsëritur se dera e Komunës së Çairit gjithmonë ka qenë e hapur dhe do të vazhdojë të jetë e hapur për secilin qytetarë që vjen te ne.
Do ta vazhdojmë rrugën e modernizimit të Çairit sepse ky është një obligim i yni i patjetërsueshëm ndaj Çairasve.

TË FUNDIT

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...