Lëvizja Besa doli të jetë e pabesë në kampin shqiptar. Shumë aktivistë dhe militantë partiak e gjithashtu edhe qytetarët u ndjen të tradhëtuar nga kjo parti pas marrëveshjes me VMRO-në dhe Levicën.
Besa ishte në listë të përbashkët me LSDM-në në zgjedhjet parlamentare duke fituar kështu katër deputet. Duke pasur parasysh rrethanat në të cilën ndodheshte Lëvizja Besa lirisht mund të konstatojmë se deputetët e Besës konsiderohen deputet të LSDM-s.
Më parë po nga kjo parti thonin se janë kundër VMRO-së dhe Levicës dhe ishin kategorikisht të bindur se nuk do të pranonin bashkëpunimin me ta. Rikujtojmë fjalët e Arjanit Hoxhës ku thoshte “Lëvizja Besa asnjëherë nuk do të bashkëqeveris me një parti antiamerikane dhe antishqiptare, siç është Levica”.
Gjithashtu Hoxha është shprehur se “Shumicën e re e vendosin qytetarët vendosin përmes zgjedhjeve parlamentare, unë e them tash për herë të parë se shumicë të re parlamentare me vota që varen nga një parti siç është Levica, e cila ka në programin e saj taksativisht qasje antiamerikane, antishqiptare ne nuk mund të hyjmë të bisedojmë dhe nuk mund të lejojmë që një qeverisje e tillë të mvaret nga një parti e cila është desktruktive dhe e cila dihet se në çfarë kahje do ta shpjerë shtetin”.
Komentet e qytetarëve janë të gjitha negative. Qytetarët ndjehen të tradhëtuar nga kjo marrëveshje e turpit që është bërë nga këto parti politike shqiptare dhe ato maqedonase. Rrjetet sociale kanë vërshuar nga kritikat dhe sharjet në drejtim të Lëvizjes Besa dhe të tjerave.