29.8 C
Skopje

Analisti kosovar Blerim Latifi: Levica e financuar nga Bashkimi Sovjetik, turp për partitë opozitare shqiptare

Një parti e ekstremit të majtë në Maqedoninë e Veriut ka dalë në skenë. Me emrin Levica ( E Majta), ajo po afirmon qëndrime të hapura antishqiptare, antiperëndimore, anti Nato dhe anti marrëveshjes se Prespës me Greqinë.

Qëndrime këto që reflektojnë saktësisht interesat ruse në Ballkan. Gjë që lë të kuptohet se është krijesë tipike e parave që Rusia shpërndanë gjithandej për të ushqyer forcat e destabilizimit të rajonit dhe të Europës. Tradicionalisht partitë e ekstremit të majtë në Europë janë financuar nga Bashkimi Sovjetik.

Putini i është rikthyer përsëri kësaj praktike. Për turpin e tyre, partitë opozitare shqiptare qenkan marrë vesh për të hyrë në koalicion me këtë parti ekstremiste maqedonase. Kjo flet vetë për faktin se ato tanimë vetëm nominalisht janë shqiptare.

Ndërsa substancialisht janë gjithçka tjetër. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë trenin e fundit: ose do t’i kthehen nacionalizmit shqiptar, ose do të përjetojnë fatin e djeshëm të shqiptarëve të Sanxhakut.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=589353385542971&set=a.111768073301507&type=3

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...

Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e...