23.8 C
Skopje

Hoxha: “Viktima” e Mickoskit mos merret me Levizjen BESA

Pas akuzave të bëra nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela një natë më parë në emisionin Click Plus ndaj Lëvizjes Besa, sot ka reaguar sekretari i kësaj partie Arjanit Hoxha, shkruan nmk-post

Në një status në rrjetin social facebook ai ka shkruar:

“Floktë e gjata e mend e shkurtëra!

Paska fol “viktima” e Mickoskit diçka për Lëvizjen BESA duke trilluar dhe sajuar gënjeshtra dhe të pavërteta, rreth asaj që ka ose nuk ka struktrura të mirëfillta në Lëvizjen BESA. Ky politikan i mjerrë që çdoherë gabon adresat, si duket nuk ka si ta mbuloj humbjen në zgjedhje dhe që për çdo ditë i largohen njerëzit nga partia, disa madje edhe duke u rahur nëpër zyrat e degëve mes vete, dhe tani ja paska fajin Lëvizja BESA.

Ky tip manipulanti dhe soj i politikanëve që duan të jenë lider i krimit dhe strukturave kriminale, duhet të jap llogari për atë që humbjen nuk e kërkon në oborrin e vet por në strukturat e partive tjera.

Sa i takon asaj se sa antarë të komisioneve zgjedhore ka patur Lëvizja BESA, lideri i stisur, shpërfytyruesi i të vërtetës dhe rrenacak, le të jep sqarim në zgjedhjet presidenciale se si kryetarët degëve të partisë së tij nuk kishin emra të plotsojnë komisionet zgjedhore dhe 5 në 12 nuk e përmbushën numrin edhe pse i kërkonin 50% të komisionerëve.

Zgjedhjet lokale janë afër dhe po ky i njejti “lider” ta shohim se te cila parti oponente do ta kërkojë përgjegjësinë e humbjes të zgjedhjeve.

Deri atëhere i bëj një apel le ti mban struktruat, se kot po mundohet ti mashtron se do ketë zgjedhje dhe se do vjen në Qeveri kur ai e din shum mirë se derisa vazhdon të jetë lider i grupeve kriminale nuk mund as të endërron të merr mbështetjen e shumicës së shqiptarëve.

Pastro oborrin tënd, pastaj komento të tjerët!”, ka shkruar Arjanit Hoxha.

Burimi: Nmk-post

TË FUNDIT

Disenjatori me koleksione unike me motive shqiptare

Nisi që i ri të merret me artin dhe të bukurën, për të vazhduar që me sukses ta jetësoj këtë dhunti me kreativitet në...

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...