14.8 C
Skopje

Ratkoceri: Pas koalicionit vjen një BDI e fuqishme ,bashkë me VMRO 10 vite do të jenë në pushtet

Shkruan Arben RatkoceriAlbin Kurtin herën e parë e rrëzoi nga qeveria Agim Veliu i Llapit, përafërsisht si tek ne – që duket se Blerim Sejdiu i Zhelinës e rrëzoi qeverinë aktuale. Edhe Ali Ahmeti njejtë si Albin Kurti, duke shfrytëzuar pushtetin , provokuan qëlimisht partnerët më të vegjel duke i “larguar”, gjithnjë duke parashikuar me saktësi apsolute veprimin e tyre pas kësaj. Pra, veprim politik egoist i kalkuluar mirë nga BDI ndersa moralisht shumë diskutabil. Dihet çka prodhoi kjo në Kosovë, një super Albin Kurti me mbi 50 për qind përkrahje gjë që e njëjta mund të ndodhë edhe në Maqedoni. Pra, një BDI unike mes grupacioneve që ka, shumë më të fuqishme në vota dhe bashkë me VMRO-në, së paku për 10 vite do t’i kemi të betonuar në pushtet. Çfarëdo qeverie që mund të krijohet tani nëpër tavolina, duke përfshirë edhe këtë aktualen ( BDI- LSDM), të pashmangshme brenda një kohe të shkurtër të prodhoj zgjedhje të parakohshme. Beteja momentale është se kujt do t’i mbetet “kopili te dera”.Nuk duhet harruar se në këtë paqartësi globale, ku rajoni po vlon, me një BE kaotike, me amerikanët që fuqishëm po kthehen në rajon, askush nuk do të lejojë qeveri jostabile, si kjo aktualja apo ajo në ardhje. Jorastësisht, gjatë javës, amerikani Eskobar vjen edhe në Shkup, sepse Maqedonia llogaritet në rrafshin rajonal më e komplikuara, madje edhe përtej Bosnjës dhe Kosovës.Në fund do të buzqesh ai që do të fitojë luftën politike e jo betejat që do t’i kemi në vazhdimësi deri në zgjedhjet e pashmangëshme të parakohshme. Po flas për maratonën politike e jo sprintin politik aktualEdhe diçka, parimi fituesi me fituesin më nuk vlen! Kjo u prish nga BDI më 2017, por qeveri do bëjnë ata që do të mendohet nga amerikanët që sjellin stabilitet për temat e mëdha që i presin. Tek maqedonasit dihet – VMRO e padiskutueshme, loja është e do të jetë te partitë shqiptare, ku nëse vazhdohet kështu atëhere edhe këtu rezultati nuk është vështirë të dihet ?P.s ky status është “valid” deri të hënen sepse nga sot deri në këtë ditë do të ketë zhvillime që do na çuditisin…..

TË FUNDIT

ALI AHMETI : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit. Ahmeti mes tjerash ka shkruar;109 vjetori i...

Ky është mesazhi i Grubit për 109 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një ostimi në faqen e tij zyrtare në facebook...

Rexhepi: Kjo ditë e madhe e kombit tonë, sot e përjetë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Deputeti Kastriot Rexhepi ka uruar festën e 28 nëntorit, duke shkruar se kjo ditë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Urimi i deputetit...

Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit. Më poshtë mund të lexoni...

BERZH: Termocentrali i parë diellor në Oslomej, do të reduktohen ndjeshëm emetimet e CO2

BERZH sot ka njoftuat për investimin e ri në Oslomej, përkatesisht ndërtimin e termocentralit diellor. Krenarë që po investohet në inovacionin e gjelbër në Maqedoninë...