2.8 C
Skopje

Mustafa: ‘Fotoja familjare’ e opozitës blof i dështuar politik

Blof i dështuar politik i një fotoje opozitare do ta quaja takimin e disa eksponentëve të partive opozitare në shtet. E them eksponentëve sepse nga partitë opozitare shqiptare u panë dy sekretar partish dhe një kryetar. E them i dështuar, jo se kjo fotografi s’mund të sjellë një qeveri të re, por ishte i ngutshëm, stihik dhe me përmbajtje të qartë politike dhe më tepër se vetëdije shpërfaqi trauma dhe yshtje të pakontrolluara politike.

Shkruan Latif Mustafa

Fillimisht, nuk është e qartë nëse ky takim është koalicion për të organizuar një “votim mosbesimi”, shtypje politike për ta deponuar dorëheqjen një kryeministër i cili tani më e ka deklaruar një të tillë, qeveri e re apo një koalicion i mundshëm opozitar për zgjedhjet e ardhshme. Paqartësi se për çka janë mbledhur ato nënshkrime, ngaqë e kemi akoma në detyrë në kryeministër dhe presidenti akoma s’ka mandatar dikë nga partia më e madhe për sigurimin e një shumice të re. Nëse janë mbledhur për një qeveri të ardhshme, atëherë cila është oferta, çka është përfshirë në marrëveshje? Nëse janë mbledhur për koalicion të përbashkët për një front të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, nën cilën sigël dhe platformë politike?

Konfuzion dhe një situatë tejet qesharake e shpotitëse ka krijuar pozicioni i Lëvizjes Besa e cila brenda orës ka ndërruar qëndrimet e veta politike dhe ka betonuar qëndrimin se Zhelina është më e rëndësishme se kursi euroatlantik i qeverisë!? Mbase fitorja në Tetovë i ka krijuar një lloj deluzioni të ri për kërkesa edhe më të mëdha në riformatimin e ardhshëm të qeverisë, por kjo është mendjelehtësi dhe prirotiet meocioneve momentale politike karshi racionalitetit dhe maturisë politike. Emocioni dhe naiviteti janë të kushtueshëm në politikë sidomos kur shfaq luhatshmërisë skajshme politike e sidomos në rastin e Besës kur ata janë pjesë e një liste të përbashkët deputetësh me partinë më të madhe në pushtet, LSDM-në.

Prezenca e “Levicës” në tavolinë më duket tejet normale në kontekst të kalkulimit politik por jo edhe në kontekst të parimeve politike. Në “estradën” tonë politike, nocionet thelbësore të politikë duke qenë të shpjeguara dhe kuptuara gabimisht ato kanë shpier në parime hibride dhe një lloj bihejviorizmi politik konjuktural. Shembull, paritë opozitare, fare pa ia nda, përdorin termin “regjim”, “aparat shtetëror” pa ia patur haberin këtyre termeve. Por ama, në praktikën politike, të gjithë ata që përdorin këso diskursesh janë të prirë për të themeluar regjime autoritare, ku arti i tyre i vetëm është kontrolli dhe shtypja. Diskursi i “Levicës” larg të qenit i majtë, është shtypës dhe totalitar me tone të larta të të gjitha dobive të mundshme. Ngrehina e saj patriotike ndërtohet mbi antagonizmin shqiptarist të përfaqësuar nga BDI. Levica është emblema maqedonase e anti-BDI-izmit. Është e tepërt të flitet për albanofobinë dhe islamofobinë e tyre.

I kuptoj edhe shpërthimet emocionale të simpatizantëve dhe aktivistëve politik të partive opozitare. Por e dhembshmja është se shpërthimet e tyre emocionale flasim për thellësinë traumatike të humbjeve të betejave të tyre politike e historike. Këto situata politike, siç është ky blofi i befshëm, i bën ata të duken qesharak dhe foshnjarak në qasjen e tyre politike.

Çfarë skenarë mund të parashihen? Është herët të flitet, pa patur një dorëheqje të deponuar dhe dështim të sistemimit të një qeverie të re. Por ama, kjo foto, shpalosi shumë dëshira të shtypura nga thellësie e errët e nënvetëdijeve politike të atyre që ishin prezentë aty dhe në një situatë parazgjedhore mund t’i shpie në një koalicion të përgjithshëm frontal. Kjo do të jetë mund të jetë e kushtueshme për partitë shqiptare opozitare.

Mësimi i kësaj fotoje është se partiçkat politike mund të vejnë në rrezik çdo proces të rëndësishëm politik e shtetëror. Dhe ata do jenë humbës të mëdhenj. Në politikë fitues janë ata që garantojnë stabilitet politik dhe para se emocionit i japin rëndësi akullsisë së arsyes politike. Jetojmë në eopkën e stabilokracisë. Por seç më duket mua, dy parti të cilat do të kenë rritje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë Levica dhe BDI-ja. Lëveica për shkak të “parimeve dhe paluhatshmërisë”, kurse BDI-ja përshkak të unitaritetit, homogjenitetit dhe gabimeve të pashlyeshme të opozitës.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...