Kryetari i VMRO-së duket se është tejet i gëzuar për fitoren e Taravarit dhe Kasamit në Gostivar e Tetovë.
Fitorja e Aleancës dhe Lëvizjes Besa i ka ardhur për qejfi edhe VMRO-së. Nëpërmjet këtyre dy partive shqiptare edhe maqedonasit e më saktësisht VMRO-ja do të ketë dorë në udhëheqje. Shqiptarët edhe njëherë po ndjehen të tradhëtuar se kë e kanë votuar dhe në të mirë të kujt kanë shkuar votat e tyre.
“Ne kemi fituar në Gostivar dhe në Tetovë” është shprehur Mickoski në konferencë.
VMRO-ja antishqiptare që tani ka nisur ta gëzojë fitoren edhe në qytete me shumicë shqiptare dhe e gjitha kjo është falë partive si Aleanca, Alternativa dhe Besa. Ky trekëndësh i turpit siç po quhet nga shqiptarët e përdhosi votën shqiptare dhe e bëri vegël të partive maqedonase.
Revolta e shprehur në rrjete sociale nga qytetarët duket se do të jetë dënim i madh për këto tre parti shqiptare të cilat vetëm për karrige i shitën interesat e shqiptarëve në vend.