2.8 C
Skopje

Matoshi: Opozita pa platformë, vetëm e rrit BDI-në edhe më shumë

Shkup, 6 nëntor – Ish deputeti Ruzhdi Matoshi, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka komentuar situatën e krijuar politike në vend.

Ai ka shkruar se shqiptarët në RMV nuk duhet të bëjn gabime strategjike.

Ja statusi i tij:

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut nuk duhet të bëjnë gabime strategjike duke u ulur në prehër të politkës së pareformuar të subjektit politik maqedon pa plateformë të qartê se çka dëshirojnë. Përndryshe në diplomaci kjo lexohet si “kurveri politike dëshirash ditore”
Poltika amerikane pranon kontinuitetin dhe suksesin edhe kur fiton edhe kur humbë në këtë kontekst ata vazhdojnë të respektojnë sovranin e tyre. Ne çka respektojmë dhe çka kemi si platformë? Nuk dimë se çfarë platëforme përkrahim vetem qê të bëhemi vazal të dikujtë.
Përderisa BDI nga zgjedhjet lokalet fitoj 125 000 vota dhe kanë program të qartë për Koridorin 8 dhe ingranimin e firmes amerikane Bechtel , Rrugën Prizren – Tetovë, Lidhjen hekurudhore me Shqipërinë, dhe më thoni çka kanë opozita?
Opozita me veprimet e veta kuturu munden vetem ta rrisin BDI dhe Ali Ametin në përmasa shumë më të mëdha se deri tani.
Opozita duhet të shprehë lidership dhe të përçojë dëshirat e elektoratit për më mirë për ndryshe do përfundoj në prehërin e eshtabilishmentit politk maqedon dhe kjo për popullin shqiptarë do të jetë shumë e rëndë dhe do ta paguajmë shumë shtrenjtë. /Koha

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Petkov në Shkup vjen...

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...