2.8 C
Skopje

Koalicioni LEVICA”, Zejdi heshtën, a do të ketë përçarje në AAA?

Zhvillimet dramatike në politikën e Maqedonisë së Veriut së shpejti do nxjerrin edhe detaje të reja që mund të çojnë edhe në përçarje brenda partive opozitare të cilat po veprojnë si marioneta të partive tjera, shkruan TetovaSotEksponentë të lartë të këtyre partive po qëndrojnë heshtur dhe akoma nuk janë deklaruar për marrëveshje të tilla me parti nacionaliste maqedonase që janë në kundërshtim me programin dhe përcaktimet diametralisht të kundërta sic është Levica maqedonase që njihet tashmë botërisht se është anti NATO, anti BE dhe Anti amerikane.Në këto zhvillime dramatike në skenën politike nuk mund të mos jetë edhe partia Alternativa derisa themelues të saj siç është Skender Rexhepi- Zejdi po qëndrojnë heshtur që nënkupton qetësinë përpara stuhisë në këtë kamp politik.Skender Rexhep Zejdi është përfolur edhe më herët se ka pasur përplasje me Gashin, shkaku se Gashi është nën urdhëra të Selës dhe Taravarit.Partia Alternativa pikërisht për shkak të kësaj doli e humbur në zgjedhjet lokale ku nuk morri asnjë komunë të vetme.Zejdi, që nga lidhja e Koaliconit i cili tani njihet si koalicion LEVICA nuk ka reaguar. Jozyrtarisht flitet se ai mund të shkëputet nga GASHI ose mos të pranojë një turp të tillë me Levicën e Apasievit i cili ka qenë dhe është kundër Amerikës, kundër Marrëveshjes së Prespës, Ohrit, Gjuhës Shqipe e veçanërisht kundër myslimanëve dhe Ezanit. /TetovaSot/

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...