32.8 C
Skopje

Aleanca e Taravarit: Me Apasievin dhe Levicën më pranë SHBA – ve

Aleanca për Shqiptarët në komunikatën e lëshuar sot për mediat ka shprehur qëndrimin dhe pretendimin e saj se “shumica e re është përgjigja më e mirë ndaj thirrjeve të Presidentit Biden, BE-së dhe miqve tjerë ndërkombëtare.”

Kjo deklaratë është dukshëm kontradiktore me realitetin, pasi njihet mjaft mirë qëndrimi antishqiptar dhe antieuropian i VMRO-së së Mickovskit dhe Levicës së Apasievit që nuk pranojnë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, dygjuhësinë, barazinë, marrëveshjen e fqinjësisë së mirë që mbi të gjitha janë kriteret bazë të rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Europian.

Mesa duket udhëheqësia e Aleancës për Shqiptarët kanë harruar qëndrimin e Departmentit Amerikan të Shtetit pro rrugës së zhvillimit dhe integrimit të vendit në Bashkimit Europian në përputhje me të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes së Prespës.

TË FUNDIT

Spasovski: Krimi është ulur për 8,31% në RMV

Në periudhën janar-20 qershor 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 10.834 vepra penale, njofton ministri i Punëve të...

Muhamed Useini i bashkohet FC Prishtinës

Muhamed Useini është lojtari i radhës që i bashkohet FC Prishtinës. Mbrojtësi nga Tetova ka luajtur me sukses për 3 vitet e fundit në...

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...