2.8 C
Skopje

200.000.000 euro shërbimet ruse investuan që të rrëzojnë Zoran Zaevin?

Shërbimi sekret rus investoi 200.000.000 euro për financimin e VMRO-DPMNE-së dhe partive shqiptare për të rrëzuar qeverinë pro NATO-s të kryeministrit Zoran Zaev.
Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i shërbimit sekret, i cili ka dashur të mbetet anonim, duke zbuluar edhe skenarin se si financoheshin këto parti para fushatës zgjedhore. “Skenari i parë është që ndihmat të vijnë nga Rusia dhe kjo është bërë përmes biznesmenëve maqedonas të cilët po ndërtojnë objekte në komunat Aerodrom, Gazi Babë, Karposh, Gjorçe dhe komuna të tjera në veri të Maqedonisë.
Nëpërmjet këtyre investimeve, paratë përqendrohen te biznesmenët të cilët indirekt kanë qëndruar pas partisë VMRO-DPMNE. Pastrimi i parave ka ndodhur në ndërtesat e reja, të cilat janë në pronësi të biznesmenëve të njohur, të cilët prej 10 vitesh e mbështesin Nikolla Gruevskin.
Këta pronarë ishin financuesit kryesorë të fushatës së kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Skenari i dytë është bërë nga Republika Çeke dhe Sllovakia. Nga këto vende, biznesmenë të njohur kanë mbështetur edhe një parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Shërbimi sekret po i dokumenton të gjitha këto lëvizje,” tha një zyrtar i lartë i shërbimit sekret maqedonas. Ndërkaq, mësohet se 200 milionë euro kanë mjaftuar për t’u zgjuar në qeverinë e kryeministrit Zaev, sepse shumë nga komunat që dikur kanë pasur kryetarë nga radhët e LSDM-së, sot udhëhiqen nga kandidatët e opozitës nga VMRO-DPMNE.
Megjithatë, është ende e paqartë se si do të reagojë Uashingtoni zyrtar ndaj problemeve në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, pasi Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqishëm kryeministrin Zoran Zaev, i cili është pro NATO-s dhe pro-BE-së, në krahasim me VMRO-DPMNE-në. e cila është pro-ruse, kundër NATO-s dhe kthimit të Maqedonisë së vjetër si Republika e Maqedonisë.

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Petkov në Shkup vjen...

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...