Milevski: Emri i kryeministrit do të bëhet i ditur javën e ardhshme, shumica prej 66 deputetëve varet nga qëndrimi i Alternativës

0
90

Kryetari i PLD-së, Goran Milevski i cili është pjesë e qeverisë tha se emri i mandatarit të ri për kryeministër do të bëhet i ditur javën e ardhshme, ndërsa qeveri të re mund të pritet të ketë për 10 ditë.

Ai tha se partnerët e koalicionit kanë pasur takim me kryeministrin Zaev i cili ka vendos që ta dorëzojë dorëheqjen.

Sa i përket shumicës, Milevski pret që të rritet në 66, por kjo varet nga qëndrimi i Alternativës.

“Ne partnerët e koalicionit kemi bisedime intensive për zgjidhjen e qeverisë së re që sipas vlerësimeve të mia do të ndodhë shpejt”, tha Milevski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here