31.8 C
Skopje

KSHZ, pranohet kundërshtimi i BDI-së për Studeniçan

KSHZ pranoi kundërshtimin e BDI-së për vendvotimin 2341, në Studeniçan. Sipas sqarimit të parashtruesit të kundërshtimit numri i votuesve të evidentuar nuk përputhet me numrin e përgjithshëm të fletëve të votimit, sipas procesverbalit numër 16b.“Propozoj që të hapet materiali, në bazë të nenit 147, pika e 10-të që të shihet gjendja faktike.” – tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.Në vendvotimin 2341 në Studeniçan të drejtë vote kanë 733 votues prej të cilëve në rrethin e dytë kanë votuar 549.Rivotimi në këtë vendvotim mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar pasi diferenca mes kandidatit të BDI-së dhe atij të PDSH-së është vetëm 59 vota në favor të kandidatit të PDSH-së.KSHZ hodhi poshtë të gjitha kundërshgtimet e partisë TMRO për në Staro Nagoriçanë pasi nuk ishin parashtruar personalisht ose nga përfaqësues i autorizuar.Paraprakisht, KSHZ miratoi plotësimin e konkluzës për njoftimin e rezultateve përfundimtare nga votimi për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit pas rrethit të dytë zgjedhor më 31 tetor, për komunat: Koçan, Konçe, Shuto Orizarë, Çeshinovë Obleshev dhe Probishtip. (TVM2)

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...