28.8 C
Skopje

Grubi – Wettington: Vendi ka nevojë për qëndrueshmëri në politikë, dorëheqja e Zaevit e përshpejtuar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim anëtarin e Bordit të Drejtorëve të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), z. Olin Wettington.

Grubi dhe Wettington gjatë këtij takimi kanë diskutuar për situatën politike në vend, me theks të veçantë zgjedhjet lokale të muajit Tetor dhe periudhën pas përfundimit të tyre.

Grubi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për stabilitet, qëndrueshmëri, parashikueshmëri, ndersa dorëheqja e kryeministrit Zaev është e përshpejtuar.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi para anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), z. Olin Wettington theksoi se vendit i duhet qëndrueshmëri në politika përballë krizës energjetike që pritet të prekë jo vetëm Maqedoninë e Veriut por gjithë Europën, krizës shëndetësore dhe duke mos harruar vazhdimin e bisedimeve me Bullgarinë, por edhe zbatimin me përpikmëri të Marrëveshjes së Prespës.

Në fund të këtij takimi, Grubi ka falënderuar IRI-n amerikan që vazhdon të jetë mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian.

TË FUNDIT

Mbeturinat në kryeqytet nuk do të mblidhen, mbyllen deponitë

Mbeturinat në kryeqytet nuk do të mund të mblidhen nga Kompania “Pastrimi” si shkak i mbylljes së deponisë nga ana e Kompanisë për Menaxhimin...

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...