29.8 C
Skopje

Taravari me VMRO-në e shkatërroi ASH-n dhe Selën

Bashkëpunimi i Arben Taravarit me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe partinë e tij për komunën e Gostivarit e shkatërruan Aleancën për Shqiptarët dhe Ziadin Selën. Në taborin shqiptar ky bashkëpunim rezultoi të jetë i dëmshëm për ASH-në e cila pësoi rënie prej 22.000 votave.

Për ta siguruar karrigen e tij Taravari e shpartalloi partinë e tij dhe la nën hije kryetarin Ziadin Sela duke humbur thuajse në të gjitha komunat ku garonte Aleanca. Ziadin Sela me shumë gjasë do të jetë në ditët e tij të fundit si kryetar partie pasi që humbi në të gjitha fshatrat e Strugës dhe në shumicën e komunave ku garonte me kandidatët e përzgjedhur për kryetar komunash.

Arben Taravari marrëveshjen e tij e bëri me VMRO-në e Mickoskit dhe jo me shqiptarët. Kjo rezultoi edhe me humbjen e Bërvenicës me votat që Taravari ia dhuroi VMRO-së. Taravari jo vetëm që e dëmtoi ASH-n por e dëmtoi dhe e uli poshtë Selën. Taravari sipas gjitha gjasave dëshiron ta merr postin e kryetarit edhe në parti për ta penzionuar Ziadin Selën. Në çdo cikël zgjedhor Sela i ka humbur zgjedhjet dhe kjo ka pasur edhe shumë ndikim negativ në elektoratin e ASH-së.

TË FUNDIT

Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e...

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...