22.8 C
Skopje

RMV/ Rriten infektimet te të rinjtë, viktima më e re 16 vjeç

Në Klinikën Infektive në Shkup, nga Covid 19, mbrëmjen e së martës ka humbur jetën një 16 vjeçare nga Siriçina e Tetovës, e cila nuk ka pasur probleme tjera shëndetësore. Siç kanë njoftuar mjekët e Klinikës Infektive, ajo ishte sjellë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Inspektorati Shëndetësor Sanitar ka iniciuar inspektim të jashtëzakonshëm të mënyrës së trajtimit shëndetësor të 16 vjeçares, duke filluar që nga mjeku amë e deri te Klinika Infektive.Ditë më parë jetën e humbi edhe një 17 vjeçare nga Demir Hisari, por që kishte edhe diabet dhe nuk ishte e vaksinuar.

Këto raste ngrenë shqetësimin se sa të sigurt janë të rinjtë nga variantet e reja të Covid 19. Shifrat tregojnë se nuk janë aspak. Javën e fundit, të rinjtë e grupmoshës prej 20-29 vjeç kanë qenë më të prekurit nga virusi. Në periudhën prej 25-31 tetor, nga mosha 20-29 vjeç ka pasur 11.4% më shumë të infektuar se një javë më parë. Siç bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik aktualisht 476 persona të hospitalizuar.

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë këmbëngulin mjekët. Deri tani në vend janë aplikuar 1 milion e 620 mijë e 860 doza vaksinash, janë rivaksinuar 777 mijë e 655 qytetarë, ndërsa dozën e tretë e kanë pranuar 36 mijë e 424 qytetarë.

TË FUNDIT

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...