23.8 C
Skopje

Projektet e financuara nga BE, Qeveria, UNDP dhe ASBN ndihmë pushtetit lokal

Me qëllim të thithjes së investimeve nga BE për zhvillim të infrastrukturës komunale, qeveria në bashkëpunim me UNDP-në dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kanë përgatitur projektet për 47 komuna dhe dy qendra rajonale. Këto projekte do të kontribuojnë për përforcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor dhe jetë më të mirë të qytetarëve thonë nga qeveria.

“Ideja për këtë projekt buron nga pushteti qendror i cili ka vërejtur mangësi në përgatitjen e dokumentacioneve cilësore teknike në nivel lokal. Duhet që të përkushtohemi në projekte për nevojat reale të qytetarëve dhe këtu nuk ka kompromis. Ky lloj i mbështetjes strukturore me të cilën është përgatitur dokumentacion teknik cilësor, shpresoj se do të tërheqë edhe më shumë investime.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Bengston: Ndihma jonë, urë për qasje tek mjetet e BE-sëAmbasadorja e Suedisë beson se zhvillimi lokal është faktor kyç për rritje të qëndrueshme ekonomike.“Ndihma jonë ka për qëllim që t’i ndihmojë kapacitet komunale për identifikim e prioriteteve dhe nevojat e qytetarëve për zhvillim komunal. Ky projekt është katalizator për përgatitje të dokumentacionit teknik për projekte të qëndrueshme të cilat janë në përputhje me agjendën reformuese dhe prioritet e BE-së. Sipas meje është një urë për qasje deri tek mjetet nga donatorët e BE-së.”,- u shpreh ambasadorja e Suedisë, Kristine Bengston.Deri tani janë përgatitur 58 dokumentacione teknike që kapin vlerën prej 1,6 milion dollarë ndërsa për financimin e tyre do të nevojiten 126 milion dollarë.

TË FUNDIT

Disenjatori me koleksione unike me motive shqiptare

Nisi që i ri të merret me artin dhe të bukurën, për të vazhduar që me sukses ta jetësoj këtë dhunti me kreativitet në...

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...