Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, reagon LSDM

0
67

Nga LSDM thonë se ata bashkërisht si koalicion qeveritar kanë fituar më shumë vota për këshilltarë se sa opozita dhe se shumica kuvendare nuk do të votojë për zgjedhje të parakohshme kuvendare.“Edhe një herë u vërtetua se paralajmërimet për shumicë të re nga Mickoski nuk janë të vërteta”, thonë nga kjo parti.Ata shtojnë se Mickoski ka gënjyer popullin se do të ketë shumicë të re, ndërsa sot opinioni e sheh realitetin.“Kur OBRM-PDUKM dhe Mickoski thirren në rezultatet zgjedhore, ja ku e keni edhe matematikën. Partitë e koalicionit qeveritar në listat për këshilltarë në këto zgjedhje fituan mbi 419.180 vota që është për 19.090 vota më shumë se partitë politike në opozitë. Përkthyer kjo në mandate të fituara, LSDM dhe koalicioni qeveritar kanë 664 këshilltarë që është për 61 më shumë se opozita”, thonë nga kjo parti.Lexo po ashtu:Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare: Janë drita në fund të tunelitMickoski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare: Janë drita në fund të tunelitSipas tyre, shumica parlamentare është stabile, ndërsa Mickoski nuk mund të bëjë shumicë parlamentare për shkak të planeve të rrezikshme për vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here