18.8 C
Skopje

Buçkovski: ASH-AAA me rezultat katastrofal në zgjedhjet lokale

Ish kryeministri, Vllado Buçkovski vlerëson se se opozita shqiptare ka rezultat katastrofal në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan TV21. Buçkovski në ClickPlus theksoi se VMRO-DPMNE-ja ka përfituar nga bashkëpunimi me opozitën shqiptare, por jo edhe e kundërta.“Koalicioni edhe pse ishte joformal, por i zyrtar qysh në rrethin e parë me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, gjithashtu mendoj se i ka sjellë më tepër VMRO-DPMNE-së sesa Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Kjo shihet edhe pas zgjedhjeve. Është katastrofal rezultati i opozitës shqiptare. Nuk mund të sanohet kushtimisht thënë “gropa e madhe” që është bërë, diferenca në vota rreth 50 mijë mes BDI-së dhe ASH-AAA-së”, deklaroi mes tjerash Buçkovski.

TË FUNDIT

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...