22.8 C
Skopje

Vendkalimet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërise, së shpejti do të jenë realitet

Sot, më datë 02.11.2021 (e martë), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e zhvilloi mbledhjen e rregullt të 117-të, me më shumë pika nga Programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve. Ndër të tjera, Qeveria miratoi sot edhe Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta kufitare ndërmjet të dy vendeve, i cili vjen si propozim nga Ministria e Punëve të Jashtme.Me anë të kësaj marrëveshjeje, do të reduktohet koha e pritjes në pikat kufitare dhe synohet që të lehtësohet ndjeshëm lëvizja e qytetarëve në mes të dy vendeve.

TË FUNDIT

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...