Qesharake, Taravari kërkon përgjegjësi nga Ali Ahmeti e jo nga Ziadin Sela

0
79

Kërkon dorëheqje nga Ali Ahmeti ndërsa nuk kërkon të njëjtën gjë për liderin e partisë së tij Zijadin Sela i cili humbi zgjedhjet dhe poashtu edhe njëherë humbi në zonën e tij elektorale në Strugë informon TetovaSot

Ky është Arben Taravari sekretari i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ai përmes një statusi në rrjetin social FB ka shkruar se lideri i BDI-së duhet të merr përgjegjësinë për humbjen në Gostivar.

“Zgjedhjet në Gostivar ishin për Ahmetin një çështje personale të cilën e humbi. Mendoj se duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, duhet të Dorëhiqet”, ka shkruar Arben Taravari në Facebook.

Ndryshe BDI në zgjedhjet vendore është fituese absolute e tyre me dhjetë Komuna që do ti drejtojë dhe në një Komunë tjetër sic është ajo e Dibrës në të cilën është në garë për ta fituar në ripërsëritjen e zgjedhjeve atje.ASH në anën tjetër ka një ndër rezultatet më të dobëta dhe për momentin udhëheq vetëm në dy Komuna që i kishte edhe në zgjedhjet e kaluara ndërsa humbi Komunën e Bogovinës.

Burimi: TetovaSot

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here