20.8 C
Skopje

Nëse zgjedhjet do të ishin parlamentare, kaq deputet do fitonin partitë politike

Në Maqedoninë e Veriut kanë mbaruar zgjedhjet vendore ku fitues te shqiptarët edhe këtë herë është Bashkimi Demokratik për Integrim ndërsa tek pala tjetër është VMRO-DPMNE informon TetovaSot.

Në vijë të këtyre rezultateve dhe votave të marra nga këto zgjedhje tashmë del edhe një pasqyrë e qartë se kush mund të jetë fitues i ardhshëm nëse do mbaheshin zgjedhjet e parakohshme Parlamentare në vend.

Me votat që morri ,partia më e madhe shqiptare BDI do të merrte 18 deputetë.Aleanca për Shqiptarët po sipas këtyre rezultateve në zgjedhjet vendore , në rast të atyre Parlamentare do kishte tetë deputetë ndërsa Lëvizja Besa 3.Partia Demokratike Shqiptare do mbetej pa asnjë vend në Parlament .

BDI në zonën numër një do merrte 3 deputetë.Në zonën numër dy 4 deputetë , tre deputetë në zonën numër 5 dhe 8 në të gjashtën.

Aleanca për Shqiptarët në anën tjetër do merrte një deputet në zonën numër një, katër deputetë në zonën numër dy një deputet në zonën numër pesë dhe katër deputetë në zonën numër gjashtë.

Lëvizja Besa do të merrte tre deputetë vetëm në zonën numër gjashtë dhe asnjë në zonat tjera elektorale.PDSH nuk do merrte asnjë deputetë në asnjë zonë.
Tek pala maqedonase VMRO gjithsejt në të gjithë zonat do merrte 45 deputetë ndërsa LSDM 36.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...