Pas Zaevit, pritet doreheqja e Ziadin Selës

0
88

Zgjedhjet lokale në 2021 në vendin tonë dhanë një rezultat krejt ndryshe nga ai që pritej për dy partitë politike LSDM dhe ASH. Humbje e thellë në komunat ku garonin këto dy parti me kandidatët e tyre.

Mbrëmë pas humbjes në qytetin e Shkupit dhe humbjes në shumë komuna tjera, kryetari i LSDM-s Zoran Zaev dha dorëheqje si kryeministër dhe si kryetar partie duke e mbajtur premtimin e dhënë disa ditë më parë, se nëse humbet Shkupi do të japë dorëheqje.

Pas Zaevit rendin e ka që të japë dorëheqje Ziadin Sela për humbjen e thellë në këtë cikël zgjedhor pasi që arriti të fitojë vetëm 2 komuna nga të gjitha në të cilat garonte. BDI arriti të fitojë 10 komuna, parti kjo e cila mbetet e fuqishme dhe e pamposhtur në taborin shqiptar.

Ziadin Sela edhe njëherë dështoi përballë Ali Ahmetit. Si çdo cikël zgjedhor edhe këtë herë Sela doli humbës duke mos lënë më dyshime se karriera e tij politike më ka përfunduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here