Lëvizja BESA nuk pajtohet me dorëheqjen e Zoran Zaevit

0
69

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka deklaruar se Besa do të mbetet në Qeveri dhe se përbërja aktuale qeveritare do të vazhdojë mandatin e marrë nga populli. “Nga takimi u dakorduam se në këtë situatë, në këtë pozicion politik në të cilin gjendet shteti zgjedhjet e parakohshme eventuale do të kishin komplikuar akoma më tepër edhe aspektin ekonomik, social shëndetësore dhe të sigurisë”, tha Hoxha pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev.Hoxha tha se Lëvizja BESA ka qenë kundër dorëheqjes së Zoran Zaevit, sepse siç tha ai, Zaev nuk është konsultuar me partnerin e koalicionit BESA.“Kryeministri Zaev e ka dhënë dorëheqjen ne formë publike, normalisht që ai duhet të përgjigjet për këtë. Lutja jonë e gjitha është që të ketë kujdes për hapësirën kohore që krijohet sepse mundet të sjellin pasoja të tjera që mund të vështirësojnë proceset. Ne kemi qenë kundër sepse nuk kemi qenë të konsultuar, por është e drejtë diskrucionale e kryeministrit që të ofrojë dorëheqjen dhe normalisht që ai duhet të përgjigjet në fund për atë.Ai ka shtuar se takimet do të vazhdojnë dhe se qëllimi i këtij takimi është për “t’u rikonfirmuar orientimin euro-atlantik të vendit”“Kjo qeveri dhe kjo shumicë duhet të vazhdojë mandatin e marrë”, përfundoi Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here