Grubi: Shtetit i duhet stabilitet, dorëheqja e Zaevit ishte e përshpejtuar

0
80

Partnerët e koalicionit qëveritarë sot edhe njëherë konfirmuan se shumica parlamentare është stabile dhe u zotuan për vazhdimin e programit qeveritar dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili bashkë me përfaqësues të BDI-së Fatmir Besimi dhe Bujar Osmani, në takim me përfaqësuesit e partive të shumicës parlamentare, theksoi se janë dakorduar për vazhdimin e politikave qeveritare.

“Në mungesë të z. Ali Ahmeti që ndaloi në Kërçovë për të festuar bashkë me mërgimtarët fitoren e madhe të BDI-së në Kërçovë, bashkë me ministrin e jashtëm Osmani dhe ministrin e financave Besimi morrëm pjesë në takimin e përbashkët të partnerëve të koalicionit qeveritar. Të gjithë bashkërisht dhamë njëzëri përkrahje për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë dhe vazhdueshmërinë e  politikave qeveritare në veçanti në aspektin e integrimit europian, aspektin e reformave, aspektin e sigurisë dhe siguruam kryeministrin Zaev, ne dhe partnerët tjerë të koalicionit që jemi njëzëri në mbështetje të politikave qeveritare”, theksoi Grubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here