32.8 C
Skopje

Ali Ahmeti: Zgjedhjet e lira janë pasqyra e nivelit të demokracisë së vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka votuar sot në vendlindjen e tij në fshatin Zajas të Kërçovës. Pas votimit, Ahmeti ka dhënë mesazh për qytetarët që të dalin të votojnë sepse është një e ardhme përpara dhe njëkohësisht të ndihmojmë vlerat në ndërtimin e shtetit.

“Që nga mëngjesi jam në kontakt me të gjitha zonat dhe rrethet. Procesi shkon shumë mirë, nga të gjitha prononcimet që i kam parë dhe dëgjuar dhe uroj që deri në fund kështu për së mbari si ka nis edhe për së mbari të mbyllen qendrat e votimit. Kjo është kulturë, është eshtë festë familjare dhe shteteërore ku demonstrohen vlera të mirëfillta demokratike. Jemi shtet në prag të fillimit të negocimit me BE-në dhe ky proces zgjedhor sigurisht që ndihmon në vlerat që ndërtojme si shtet. Pas përmbylljes së procesit uroj që të gjitha palët me urtësinë dhe arsyen e fortë të pranojnë rezultatet dhe pastaj të rrekemi punës në përmbushjen e detyrave tona si në dretjim të përmbushjes së detyrimeve që kemi ndaj proceseve europiane poashtu edhe ndaj standardit jetësor të njerëzve. Të kemi më shumë kontribues dhe dialog e kompromis mes palëve sepse është në pyetje një proces i rëndësishëm, kështu që unë do jem njëri nga kontribuesit që do të apeloj të arrihet sepse kjo e arritur është në dobi të të gjithëvë”, ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ahmeti.

Ndryshe sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahet rrethi i dytë zgjedhor i Zgjedhjeve lokale, ku BDI-ja garon në 14 komuna.

TË FUNDIT

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...