Tetovarët nuk kanë votë për Bilall Kasamin

0
95

Ngjarjet e ditëve të fundit kanë bërë që Tetovarët të revoltohen edhe më shumë me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Tetovarët e votuan Teutën si të parën në Tetovë ndërsa i dyti doli Bilall Kasami, shkruan opinionshqip.live

Kasami po kërkon mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-së për ta mposhtur Teutën por duket se edhe kjo metodë nuk është duke marrë jehonë të mirë në qytetin e madh shqiptar.

Tetovarët e dënuan Aleancën e lëre më VMRO-në, por Kasami këtë gjë nuk po e merr parasysh dhe si duket dëshiron që ta dënojë edhe më tepër veten me këtë koalicion të dështuar dhe jo më tepër se 1 javor.

Qytetarët e Tetovës e dinë mirë se çfarë punë ka bërë Teuta dhe se sa e përkushtuar është për Tetovën. E ardhmja e Tetovës është europiane dhe këtë më së miri di ta udhëheq Teuta Arifi.

Burimi: opinionshqip.live

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here