Teuta Arifi nga sheshi i Tetovës: Kemi punuar punë konkrete për të ndryshuar jetët tona

0
76

Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi sonte në tubimin përmbyllës në sheshin e qytetit ka mbajtur fjalim rasti duke theksuar se BDI dhe ajo do të shënojnë fitore të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale duke u sjellë kështu tetovarëve një jetë më të mirë.

“Ska kthim prapa, në kohërat kur dikush tjetër vendoste për fatin tonë, që me shumë sakrificë e kemi vendosur në duart tona. Ska kthim prapa në kohërat e injorancës, se dritën e dijes e kemi sjellur në shtepitë tona. Ska kthim prapa në kohërat e degjenerimit të procesit votues, se që moti ne kemi vendosur parimet e veprimit demokratik në vendet tona. Ska kthim prapa në të ashtuquajturat projekte fjalëboshe për Tetovën, ku për vite kemi punuar punë konkrete për të ndryshuar jetët tona”, ka theksuar Arifi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here