32.8 C
Skopje

Faton Ahmeti nga sheshi i Tetovës: Më 31 Tetor një herë e përgjithmonë të tregojmë kush ku e ka vendin

Shefi i shtabit komunal të BDI-së për komunën e Tetovës, Faton Ahmeti në fjalimin e tij para qytetarëve sonte ka shprehur se do të triumfojnë ditën e Diel duke siguruar se komuna do të mbetet në duar të sigurta.

“Më 31 Tetor të mobilizohemi si asnjëhërë më parë, të flasim me bindje dhe kompetencë me gjithsecilin, shokë, miqë, dashamirë, familjarë dhe të tregojmë se opsioni i duhur për Tetovën është Teuta Arifi, dhe se BDI bashkë me kryetarin Ali Ahmeti janë garantues të punës dhe përgjegjësisë për Tetovën tonë. Forca jonë buron nga Ju, prandaj me sinqeritetin dhe bindjen e madhe Ju siguroj se fitorja e rradhës do jetë fitore për të gjithë qytetarët e Tetovës, fitore për projektet kapitale dhe fitore për Tetovën Europiane. Më lejoni t’iu shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë bashkëpuntorëve në nivel të Shtabit Komunal, shtabeve vendore, të vendvotimeve, Forumit rinor, Forumit të gruas, për punën dhe kontributin e vyer për organizimin dhe menaxhimin e duhur të shpërndarjes së platformës tonë në çdo vendbanim dhe tek secili qytetarë, për të dëshmuar se ne kemi dijen dhe vizionin për ta bërë qytetin tonë edhe më të mirë. Na mbetet që kështu të bashkuar rreth një qëllimi ta materializojmë me votë platformën tonë dhe me 31 Tetor një herë e përgjithmonë të tregojmë kush ku e ka vendin. Fitorja jonë është fitore e qytetit dhe qytetarëve. Kthim prapa ska, prandaj dil dhe voto me krenari për BDI-në, Ali Ahmetin dhe Teuta Arifin, formacionin që me mençurinë dhe përvojën e tyre gjithmonë kanë bërë diferencën”, ka theksuar Ahmeti.

TË FUNDIT

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...