Arben Taravari mbrëmë ishte i ftuar në emisionin Balkan Talks në EuroNews Albania ku ka folur rreth zgjedhjeve lokale 2021 në Maqedoninë e Veriut.
Taravari sërish i quan bandita votuesit e BDI-së në shumë qytete si në Kërçovë, Gostivar e Çair. Taravari është shprehur se “Nuk mund ta imagjinoni se çfarë ndodh në vendin tonë duke aluduar se ka presion politik.” Mes tjerash Taravari e krahason vendin tonë dhe votuesit me ata të Siera Leones dhe të Afganistanit.
Taravari është i dëshpruar nga humbja e madhe e partisë së tij së bashku me koalicionin AAA dhe VMRO ku nga zgjdhjet e kaluara kanë rënë në -30.000 votues ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar mbi 100.000 vota duke u bërë partia më e madhe në vend me numrin më të madh dhe më të rritur të votuesve.