FC Shkupi marrëveshje bashkëpunimi me “Mozzart”

0
95

Gjatë ditës së sotme, skuadra jonë, e prezantoi sponsorin më të ri, të klubin tonë.Drejtuesit e klubit tonë dhe “MOZZART” zyrtarizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit, deri në fund të kësaj sezone.

Rezultatet e mira të klubit tonë dhe synimet e qarta të Shkupit edhe më shumë po i afrojnë kompanitë e mëdha për të investuar apo përkrahur skuadrën tonë gjatë këtij rrugëtimi.Drejtori i përgjithshëm i Shkupit, Fevzi Layiç, shprehet i lumtur që klubit tonë po i shtohet përkrahja çdo ditë e më shumë.

“Fillimisht, më duhet ti falënderoj drejtuesit e Mozzart, që na mbështetën dhe u bënë sponsori ynë i fanellave. Në nivel global, ata gjithmonë kanë qenë një mbështetës i madh i sportit në përgjithësi, si sponsor të shumë klubeve të mëdha në Europë. Shpresojmë që marrëveshja jonë me Mozzart, të vazhdojë edhe për shumë vite tjera.Për Ligën e futbollit në Maqedoni, për klubin tonë dhe për vendin tonë, kjo lloj mbështetje, gjithmonë ka qenë e nevojshme, që edhe skuadrat tona të zhvillohen edhe më tepër.Është e nevojshme që të gjitha skuadrat që punojnë për ti arritur qëllimet e tyre, të vlersohen edhe në Europë, prandaj mbështetjet e tilla, do të na ndihmojnë edhe më tepër gjatë rrugëtimit tonë. Një mbështetje si kjo, mund të jetë shembull edhe për shum tjerë që e duan klubin tonë, Shkupin”, tha Fevzi Layiç.

Siç dihet bastorja sportive Mozzart, ka përkrahur dhe vazhdon të sponsorojë klube të mëdha të futbollit në Ballkan dhe nga sot e tutje, “Mozzart” do të jetë sponsor edhe i Shkupit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here