-2.2 C
Skopje

Kush është firma nga Gostivari që fitoi 2 milion euro nga Taravari? | DOKUMENTE

Duke filluar nga 25 tetor 2017 kur dhe mori pushtetin dhe deri me 07.09.2021, Arben Taravari nga buxheti i komunës së Gostivarit i ka lëshuar në llogari 129.343.692.00 denarë firmës Pelagonija SHA Gostivar, shkruan tokasot.com

Janë mbi 2 milion euro që për katër vite Arben Taravari i ka lëshuar kësaj firme të afërt me VMRO-DPMNE. Redaksia këto informata i ka siguruar nga Ministria e Financave, respektivisht platforma online OpenFinance.

Link: https://bit.ly/3bbfxbd

Pelagonija SHA Gostivar ka guroren e vet për shfrytëzimin e gurit gëlqeror të mermerit dhe prodhon lloje të ndryshme të asfaltit. Kompania merret edhe me ndërtimin e objekteve kolektive.

Po ashtu, merret me ndërtimin e rrjetit rrugor, ndërtesave të banimit dhe nevojave të tjera të industrisë së ndërtimit në territorin e rajonit të Pollogut dhe më gjerë.

Ditë më parë, në opinion doli lajmi që Taravari i kishte lëshuar 9.180.909 euro një firme nga Tetova. Bëhet fjalë për Shoqërinë për Ndërtim dhe Tregti Akua Inzheniering Age DOOEL eksport import nga Tetova, e cila vetëm brenda muajt gusht ka lidhur dy kontrata me komunën e Gostivarit me vlerë 282.000.000.00 denarë.

Tendera të tilla me shuma marramendëse kanë thelluar dyshimet se bëhet fjalë për tenderë të kurdisur dhe korruptiv, tregon hulumtimi i bërë nga informacione me karakter publik nga Ministria e Financave dhe Byroja për Furnizime Publike.

Burimi: tokasot.com

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...