Bilalli pas humbjes në rrethin e parë, hedh akuza për blerje votash

0
129

Në emisionin Programi 200 në Alsat M ku të ftuar ishin Teuta Arifi dhe Bilall Kasami, u ashpërsua kandidati i Lëvizjes Besa duke i thënë kryetares së Tetovës se ajo është e pakujdesshme.

“Projektet të cilat i keni filluar ju do të përfundojnë në mandatin tim sepse ju po të kishit dashur do t’i kishit finalizuar për 8 vite. Teuta nuk i ka përfunduar dhe nuk do t’i përfundojë sepse i ka hapur projektet për të blerë vota dhe kinse është duke bërë diçka”, është shprehur kryetari i L. Besa, Bilall Kasami.

Gjithashtu Kasami nuk është ndalur vetëm me kaq duke shtuar se “Po të kishte dashur Teuta Arifi të punojë ajo do të kishte punuar me plan në realizimin e projekteve që është dashur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here