Interesi personal bashkon humbësit e zgjedhjeve Aleancën me Besën

0
72

Ditën që kandidati për kryetar komune në Gostivar Arben Taravari piu një çaj me “dostin” e tij të zemrës Mickovski, nga “atdheu” filluan të vijnë mesazhe “atdhedashurie” nga Lëvizja Besa për një front të përbashkët me ta në rrethin e dytë, shkruan Tetovasot

Besa iu bashkangjit” idealit të pastër kombëtarë” që po realizohet nga skenaristi i kreut të VMRO-së që do në të njëjtën monedhë të vijë në pushtet si Zaev si i bëri për vete shqiptarët pak vite më parë duke demaskuar njërin ndër pushtetet më kriminale që ka parë Maqedonia që nga pavarësia.

Shumë prej atyre aktorëve i ke akoma në partinë nacionaliste të Mickovskit vetëm se kanë ndalë mllefin dhe urrejtjen përkohësisht sa të kalojë fushata.Por në këtë lojë ata duan ta fusin edhe Lëvizjen Besa që me ka krejt po arrin pa e kuptuar të arrijë qëllimet e errëta që kanë ndaj saj ASH dhe VMRO.

E para kjo ortakëri nga zorti dhe interesi i ngushtë dhe jo ai kombëtarë i ka bërë bashkë Besën e pushtetit dhe ASH-në e opozitës kur dikur kishin role të ndryshme.

E para Besa nuk e kupton se ata duan ta përcajnë që ta prishin qeverinë për të mbuluar dështimin e madh në rrethin e parë.Si mund ta dojë ASH partinë e Kasamit kur ata i poshtërruan në zemrën e shqiptarisë në Tetovë.Këtë Sela s’ka për ta përpirë kurrë edhe për faktin se Bilall Kasami ia ka rimarë pushtetin dhe tashmë është i dyti te shqiptarët.

Sela nuk e duron këtë nënçmim por partinë e tij e shtypin regjisorët e VMRO-së që në emër të vëllazërisë shqiptario-maqedonase pijnë ngandonjëherë ndonjë çaj të nxehtë në fushatën poashtu të nxehtë të mbijetesës politike.
Selës i duhet më shumë Besa sepse është në balotazhë në më shumë zona. Por në fakt ata mbeten të acaruara mes tyre në luftën kush është i dyti. Kur kësaj i shtojmë edhe Alternativën që nuk do fare të dëgjojë për Besën atëherë kjo është kapaku i gjithçkaje në këtë gjellë që po zihet nga bashkimi i forcave nga zorti dhe interesi klanorë dhe për pushtet që i ka errësuar.

Taravari dhe Hoxha sot nga distanca shkëmbyen paktin e “Lidhjes më të re të Prizrenit” për tu thënë shqiptarëve se sa të “unifikuar” janë kur në fakt vetëm sa nuk mprehën “sëpatat” në rrethin e parë në betejën e të dytit.

Tani armiqësitë duan ti shndërrojnë në miqësi të pafundme nën arsyetimin se paskan bërë koalicion turpi BDI dhe PDSH.Këto lojëra të diktuara qartazi politike midis Taravarit dhe Hoxhës u luajtën ditë më parë pa u bërë koalicioni mes partisë së Ahmetit dhe Thaçit.

Taravari dhe Hoxha harruan takimin e para disa ditëve në Gostivar kur hëngrën nga një drekë, pinë nga një çaj dhe kaq.

Por në këtë lojë ASH dhe Besa ende jo qind për qind edhe Alternativa po tundohen nga të qenurit në një “qeveri” të re prej kashte.

Fjalët e Thaçit se Alternativa do bëhet pjesë e Qeverisë e alarmuan sot Besën e cila ka humbur toruan, dhe është në panik nëse do jetë në qeverinë Zaev pas 31 tetorit.

Në anën tjetër ASH humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve gjithë këtë luftë e ka bërë përmes Mickovskit që ta bëjë faktor në rrethin e dytë pas nokautit të rrethit të parë, vetëm e vetëm që të mbeten “argatët” e tij Sela e Taravari në kreun e partisë sepse Mickovski nuk ka aleat tjerë shqiptarë dhe ta harrojë se mund të gjejë për momentin.

ASH dhe Besa janë humbëse të këtyre zgjedhjeve sepse këtë e tregojnë votat e pakta që kanë marrë por tentimi i tyre është të bëjnë betejën e madhe të fitojnë ndonjë kaçik, një copë të vogël pushteti sa për të mbijetuar.

Lufta e vërtetë midis Selës e Taravarit do fillojë menjëherë pas 31 tetorit për kreun e partisë dhe më pas edhe lufta e ashpër mes kreut të ri të ASH-së për ta zbritur nga skena politike vetë Kasamin i cili nuk e di tashmë është në pushtet apo në opozitë.

Burimi: TetovaSot

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here