14.8 C
Skopje

Grubi: Do ta lidhim Gostivarin me Tetovën me autostradë, poashtu me Kërçovën

Në kaudër të fushatës parazgjedhore, BDI sonte ka qendruar në fshatin Forinë ku ka shpalosur programin e tyre. I pranishëm në takim ishte lideri i BDI, Ali Ahmeti, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, kryeparlamentari Talat Xhaferi si dhe deputetet e zonës, Vjollca Latifi Ademi dhe Arta Bilalli Zendeli.

Punojmë me projekte dhe pa kushtëzime, tha zv.kryeministri Grubi, i cili kërkoi mobilizim për me 31 tetor që kandidati i BDI të fitojë Gostivarin.

“Këto takime që kemi me ju, janë kërkesë e drejtpërdrejtë e liderit Ahmeti. Kemi bërë një fushatë dinjitoze deri në rrethin e parë dhe kështu vazhdojmë edhe deri në rrehtin e dytë me 31 tetor. Bëni një krahasim se sa kanë ndryshuar gjërat me ne, kush e ka cenuar votën. Ne nuk kemi pasur kushtëzime por projekte dhe program. Mbi programin për Gostivarin kam punuar edhe unë vetë. Sa i takon pushtetit qendror, i kemi rrumbullakësuar të gjitha të drejtat e shqiptarëve. Nuk mund të na ndloj më si shqiptarë për asgjë, nuk ka kufi, ata i gjenë në çdo institucion. Pas këtyre, ne dilëm me Agjendën e gjelbër. Do ta lidhim Gostivarin me Tetovën me autostradë, poashtu me Kërçovën. Gazifikimi ka ardhur në Gostivar, jemi duke e menaxhuar gjithë deponinë Rusino, dhe atë duam ta heqim prej këtu. Ky është ndryshime, kur duhej të punohet për shqiptarët e bëmë, tani bëjmë projekte të mëdha për jetesë më cilësore”, tha mes tjerash zv.kryeminstri i parë, Artan Grubi duke shtuar se Gostivari për BDI-në është jetik.

TË FUNDIT

ALI AHMETI : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit. Ahmeti mes tjerash ka shkruar;109 vjetori i...

Ky është mesazhi i Grubit për 109 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një ostimi në faqen e tij zyrtare në facebook...

Rexhepi: Kjo ditë e madhe e kombit tonë, sot e përjetë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Deputeti Kastriot Rexhepi ka uruar festën e 28 nëntorit, duke shkruar se kjo ditë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Urimi i deputetit...

Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit. Më poshtë mund të lexoni...

BERZH: Termocentrali i parë diellor në Oslomej, do të reduktohen ndjeshëm emetimet e CO2

BERZH sot ka njoftuat për investimin e ri në Oslomej, përkatesisht ndërtimin e termocentralit diellor. Krenarë që po investohet në inovacionin e gjelbër në Maqedoninë...