BDI edhe më e fuqishme në Çair, aktivistë të ASH-AAA lëshojnë partinë

0
215

Pas fitores bindëse në Çair nga Bashkimi Demokratik për Integrim me diferencë prej 3.000 votash shumë aktivistë të ASH-AAA kanë lënë partinë e tyre për t’iu bashkuar BDI-së. Këto ditë e kanë konfirmuar shumë persona kalimin në BDI.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duket qartë se po i humbin edhe aktivistët dhe votuesit e tyre pas humbjeve të njëpasnjëshme në Çair e më gjerë. Situata në terren është shumë e qartë dhe nga BDI po punojnë edhe më tepër për ta thelluar rezultatin paraprak. Nga BDI Dega Çair kanë thënë se me 31 Tetor kërkojnë që të rritet numri i votuesve nga 13.000 në 16.000.

Në Çair në rrethin e parë kishte rreth 1.900 persona të cilët nuk e dhanë votën për ndonjërin nga kandidatët ndërsa në rrethin e dytë duke parë edhe rezultatet paraprake nga BDI thonë se shumica e tyre do të votojnë për BDI-në dhe kandidatin Visar Ganiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here