14.8 C
Skopje

Ahmeti në Forinë: Të mos vendosë VMRO-DPMNE se kush do fitojë në Gostivar

Në kaudër të fushatës parazgjedhore, BDI sonte ka qendruar në fshatin Forinë ku ka shpalosur programin e tyre. I pranishëm në takim ishte lideri i BDI, Ali Ahmeti, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, kryeparlamentari Talat Xhaferi si dhe deputetet e zonës, Vjollca Latifi Ademi dhe Arta Bilalli Zendeli.

Ne, tha Ahmeti, duhet të jemi unik dhe nuk duhet lejuar VMRO-DPMNE të vendos se kush do fitojë në Gostivar.

“Këto takime i bëjë për dy qëllime. E para pasi nuk jemi takuar për shkak të koronës. Dua të dëgjohem me ata që nuk janë të BDI-së, pasi ne si BDI kemi punuar, kemi Universitete, gjuhë, jemi faqebardhë. Ka edhe shumë punë dhe ne kemi investuar në përgatitjen e kuadrove dhe specialistëve. Shqiptarët e dinë se çka mendoj për shumë parti, dhe vazhdoj ta them se nuk na duhen më shumë se dy”, tha Ahmeti.

Dua të ju flas edhe si BDI, tha ai, nuk na kanë mundur 20 vite. I kam lutur të bëhen bashkë, por nuk u bën, nuk arritën.

“Tash sërish ne kemi fituar mbi 50 përqind të votave te shqiptarët. Ky është edhe një moment të bëhemi në dy blloqe që mos vendose VMRO-DPMNE se kush do fitojë në Gostivar. Jemi Komb me dinjitet. Si shqiptarë duhet të jemi unik pasi akoma ka paragjykime. Kompromos unë me çështjen shqiptare në Maqedoni unë nuk bëj. Ne jemi fitues absolut, po ti përkthejm në mandate deputetësh, do kishim 19 deputetë. Ne duhet të bashkohemi pasi bëhemi ët rëndësishëm për vendorët dhe ndërkombëtarët. Po ti kem kominat unike, pasi e tërë agjenda lidhet me komunat, do të jetë shumë më ndryshe”, deklaroi mes tjerash lideri i BDI, Ali Ahmeti.

TË FUNDIT

ALI AHMETI : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit. Ahmeti mes tjerash ka shkruar;109 vjetori i...

Ky është mesazhi i Grubit për 109 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një ostimi në faqen e tij zyrtare në facebook...

Rexhepi: Kjo ditë e madhe e kombit tonë, sot e përjetë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Deputeti Kastriot Rexhepi ka uruar festën e 28 nëntorit, duke shkruar se kjo ditë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Urimi i deputetit...

Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit. Më poshtë mund të lexoni...

BERZH: Termocentrali i parë diellor në Oslomej, do të reduktohen ndjeshëm emetimet e CO2

BERZH sot ka njoftuat për investimin e ri në Oslomej, përkatesisht ndërtimin e termocentralit diellor. Krenarë që po investohet në inovacionin e gjelbër në Maqedoninë...