Magnati shqiptar Saimir Mane sot bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, deputeten e zonës së Dibrës dhe kryetarin Hekuran Duka ka zbritur në në Dibër për vizitë, me qëllim që të sheh nga afër mundësit e reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit të ekonomisë edhe më të madhe në këtë qytet të rëndësishëm, informon GAZETA.MK
“Jam i surprizuar nga të gjitha ato që pash deri më tani sidomos nga kjo kryevepër që ka bërë Mexhiti këtu dhe jam i sigurt se me hapjen e rrugës së Arbërit duhet të shtoj, jo një hotel por edhe katër hotele të tjera këtu. Mezi pres të bashkëpunojmë në çfarëdo lloj mënyre që do të gjejmë pasi që e përsërisë jam super i surprizuar nga ajo që pash këtu dhe besoj që shumë shpejt do të jem prezent për investime për të cilat do të gjejm gjuhë të përbashkët në Dibër,” ka thënë Mane.
Burimi: GAZETA.MK