23.8 C
Skopje

Grubi: Në Dibër po hapim mundësi për investime të reja

Sot bashkë me ndërmarrësin e njohur nga Shqipëria, Saimir Mane, kryetarin Hekuran Duka, ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe deputeten e zonës kemi ardhur në Dibër për vizitë tek Mexhit Capa, me qëllim që të shohim mundësit e reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit të ekonomisë edhe më të madhe këtu në Dibër. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë takimit me afaristë të Dibrës.

“Jam shumë i kënaqur që po shohim mundësit e investimeve të reja, bashkë me përkrahjen e institucioneve qendrore të Qeverisë, në bashkëpunim me institucionet lokale të komunës së Dibrës si dhe me afaristët e njohur në mënyrë që ta ndihmojmë në përgjithësi zhvillimin ekonomik të Dibrës. Mexhit Capës i urojmë shumë sukses me këtë investim që ka bërë dhe po e ndihmon Dibrën, po e ndihmon ekonominë e Dibrës dhe urojë që të gjejnë gjuhë të përbashkët për investim të edhe mëtejme edhe me z. Mane i cili siç e dini kudo që ka prekur dora e tij, vetëm se ka lulëzuar ajo pjesë, ka ndihmuar shqiptarët, ka ndihmuar qytetarët, ka ndihmuar ekonominë vendore dhe shtetërore, andaj dhe jemi shumë të lumtur që e kemi sot në Dibër”, është shprehur Grubi.

TË FUNDIT

Disenjatori me koleksione unike me motive shqiptare

Nisi që i ri të merret me artin dhe të bukurën, për të vazhduar që me sukses ta jetësoj këtë dhunti me kreativitet në...

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...