14.8 C
Skopje

Aksidenti në Llaskarcë, Ahmeti ndërpret tubimin në Çegran

Lajmi për aksidentin e ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të fshatit Llaskarcë ku mbeti i vdekur një banor i Çegranit dhe tre të tjerë pësuan lëndime, ka bërë që lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti të ndërpret tubimin me banorët e Çegranit.

Sa po u informua, Ahmeti la në gjysëm fjalimin duke njoftuar të pranishmit që do të ndërpritet mbledhja për shkak të rastit tragjik.

Ndryshe, sot rreth orës 17 e 30, automjeti i llojit “Jaguar” me targa të Gostivarit i drejtuar nga N.I. (49) nga fshati Çegran i Gostivar ka dalë nga rruga. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri N.Z. (53) nga fshati Çegran. Shoferi N.I. dhe pasagjerët A.K.Z. dhe B.I. me lëndime janë dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

TË FUNDIT

ALI AHMETI : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit. Ahmeti mes tjerash ka shkruar;109 vjetori i...

Ky është mesazhi i Grubit për 109 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një ostimi në faqen e tij zyrtare në facebook...

Rexhepi: Kjo ditë e madhe e kombit tonë, sot e përjetë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Deputeti Kastriot Rexhepi ka uruar festën e 28 nëntorit, duke shkruar se kjo ditë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Urimi i deputetit...

Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit. Më poshtë mund të lexoni...

BERZH: Termocentrali i parë diellor në Oslomej, do të reduktohen ndjeshëm emetimet e CO2

BERZH sot ka njoftuat për investimin e ri në Oslomej, përkatesisht ndërtimin e termocentralit diellor. Krenarë që po investohet në inovacionin e gjelbër në Maqedoninë...