2.8 C
Skopje

Ganiu: Xhamia në Fushë Tophanë po merr pamjen e mrekullueshme

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka qenë sot prezent tek Xhamia e re në Fushë Tophanë dhe ka inspektuar punimet se si po vijojnë. Ganiu është shprehur se kjo xhami po merr pamjen e mrekullueshme.

“Punimet për ndërtimin e Xhamisë së re në lagjen Fushë Tophanë po vazhdojnë me intensitetin më të madh. Dhe kjo Xhami tanimë po merr një pamje të mrekullueshme”, ka thënë kryetari Ganiu.

“Sot edhe personalisht isha në terren për të parë se si po zhvillohen punimet për ndërtimin e kësaj Xhamie, realizimin e të cilave punime po i kryen Kompania e ndërtimit Begi Construction, Shkup. Me këtë rast edhe punëtorëve u urova punë të mbarë dhe bashkë me ta i pamë nga afër të gjitha pjesët e Xhamisë që janë ndërtuar deri më tani dhe më sqaruan se do të vazhdojnë me një dinamikë të përshpejtuar të punës”, është shprehu Ganiu në Facebook.

Xhamia në Lagjen Fushë Tophanë është më e madhja në vend dhe njëherit do të ndërtohet në formën e një Kompleksi islam, ku do të ketë edhe Qendër Kulturore.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...