2.8 C
Skopje

Ganiu: Më vjen turp, të thërrasin në tubim, ta lëshojnë himnin e VMRO-së dhe nuk të japin fjalën se iu pengon gjuha shqipe

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu në debatin e mbrëmshëm në Alsat mes tjerash theksoi se i vjen turp për nënçmimin që i është bërë kundër kandidatit të tij Bekim Sali në tubimin e VMRO-së. Sipas Ganiut është nënçmuese që të ftohesh në tubim dhe mos të të japin fjalë për shkak se iu pengon gjuha shqipe.

“Dallimi mes neve dhe juve Bekim është se ne kemi dal dhe promovuar ide projektesh. Nuk e di që ju keni promovuar diçka. Nënçmim më të madh nuk ka, që të të thërrasin në tubim, ta lëshojnë himnin e VMRO-së dhe mos të ta japin fjalën se iu pengon gjuha shqipe. Unë nuk kam shkuar në tubim, unë jam partner i koalicionit por në tubime nuk kam shkuar edhe nuk e lejoj këtë nënçmim që ta kanë bërë ty.

Edhe mu më vjen turp prej anës tjetër . Unë nuk besoj se ka premtuar diçka Arsovska ndërsa ne kemi dal me projekte konkrete. Nuk di si ta argumentoj që tubimi është i VMRO-së e jo i Danellës. Nuk kam pa askund në botë që ta ftojnë kandidatin dhe mos t’ia japin fjalën”, u shpreh Visar Ganiu në emisionin ‘200’ në Alsat.Ganiu mes tjerash theksoi se 80 për qind e premtimeve është realizuar gjatë mandatit katërvjeçar të cilën qytetarët e vlerësuan me votën e tyre më 17 tetor.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...