29.8 C
Skopje

BDI në balotazh me 4 parti kundërshtare, 2 shqiptare dhe 2 maqedone

Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI, partia politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e themeluar dhe e udhehequr me urtësi e largpamësi, me dashuri e perkushtim kombëtar, luftarak çlirimtar, politik e demokratik nga Udheheqesi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

 

BDI, kjo parti e madhe politike, me strategji kombëtare e demokratike, si heroinë e vertetë, po lufton për të drejtat e popullit shqiptar, që në shekuj e mijëvjeqarë, ka qenë i shtypur e i persekutuar nëpër të gjitha regjimet antishqiptare e deri në kohën kur erdhi në pushtet partia e idealeve të mëdha, partia e traditës së lashtë skenderbegiane kombëtare dhe e shpresës shqiptare!

 

Heriokja, e lavdishmja, madhështorja, titanikja BDI, ka hyrë në balotazh dhe po lufton e vetme kundër 4 partive politike kundërshtare, 2 maqedone dhe 2 shqiptare dhe një koalicioni!

A do ti mposhtë në balotazh të 4 partitë dhe nje koalicion kundërshtar?
Çfarë do të bëjnë shqiptarët me të drejtë vote?
Cilës parti e kandidat do ti thonë po e cilit jo?

Shqiptarët duhet të votojnë për aty ku thërret, Lideri i Kombit shqiptar Ali Ahmeti, sepse aty ku kërkon votë Ali Ahmeti, aty ka nderim kombëtar, aty ka dashuri për Atdheun dhe ka shërbim ndaj popullit!

Në Haraqinë BDI në balotazh me LSDM,
në Bogovinje BDI në balotazh me AA/A,
në Vrapqisht BDI nē balotazh me AA/A,
në Gostivar BDI në balotazh me AA/A,
në Tetovë BDI në balotazh me BESA,
ne Diber BDI në balotazh me AA/A,
në Dollnen BDI në balotazh me LSDM,
në Zhelinë BDI në balotazh me BESA,
në Kërçovë BDI në balotazh me VMRO-DPMNE,
në Strugë BDI në balotazh me AA/A
në Çashkë BDI në balotazh me LSDM
në Çair BDI në balotazh me AA/A,
në Tearcë BDI në balotazh me AA/A
në Studeniçan në balotazh me PDSH

14 balotazhe do të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut në mes BDI-së dhe partive të ndryshme edhe maqedone edhe shqiptare, të cilat me gojën hapur dhe tërë jargë, presin sinushunjëza të zhvatin sa më shumë vota e të marrin sa më shumë pushtet!

Arenë gjigande gladiatorësh do të jetë raundi i dytë zgjedhor në Maqedoninë e Veriut!

Të gjitha partitë kundër një njeriu e një partie, dhe kundër kujtë se, kundër Atij që në tërë jetën e Tij e ka pasur mision çlirimtar ushtarak, e ka pasur mision kombëtar e njerezorë perparimin dhe mëvetësinë kombëtare e politike të popullit shqiptar!

Armiqt dhe kundërshtarët e popullit shqiptar, do të festonin me fishëkzjarre e me daulle disfatën që e presin me decenie të famshmit Ali Ahmeti!

Por Udhëheqësi kombëtar i popullit shqiptar Ali Ahmeti, do të vazhdojë të shënojë fitore të reja, të cilat do ia rrisin namin Atij dhe partisë BDI!

Prishtinë, 20 Tetor 2021!

TË FUNDIT

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...