31.8 C
Skopje

ASH për interes pushteti po deformon interesin kombëtarë për Kërçovën,Bërvenicën dhe Haraçinën

Rrethi i dytë do tregojë se kush prej subjekteve politike ndërton politika kombëtare dhe kush tenton ti shkëpus disa qytete kryesore shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut siç është Kërçova ,Bërvenica e Haraçina shkruan TetovaSot.

Paralajmërimet e Arben Taravarit duken ogurzeza dhe në betejën mes shqiptarëve dhe maqedonasve ai zgjodhi të dytën për ti dalë në përkrahje në ato zona VMRO-DPMNE-së.Kërcova një qytet i rëndësishëm për shqiptarët nëse do ishte në dorën e Ahmetit do ndodhte ndryshe.

Ai do dilte mbi interesat e ngushta partiake dhe do përkrahte pa rezervë një kryetar shqiptar i kujtdo qoftë partie politike .Ai dikur me votat dhe përkrahjen që i dha Ziadin Selës, nuk lejoi që Strugën ta merrnin partitë maqedonase .Lideri Ahmeti u tregoi atë kohë se politikat e inateve duhet kaluar dhe shqiptarët duhet të kenë të ashtëquajturën vijë e kuqe për interesa kombëtare.

Në luftën e verbër politike krerët e ASH-së duket se gjithë mllefin e akumuluar të humbjes duan ta zbrazin në Kërcovë e Bërvenicë duke u bërë thirrje hapur shqiptarëve që të votojnë VMRO-në maqedonase sic bëri Taravari një ditë më herët.

Në vijë të këtyre zhvillimeve nuk mbeti pa e theksuar edhe Bujar Osmani i BDI-së sot në një konferencë për media kur në një pyetje u shpreh se Ajo që është shqetësuese është bashkëpunimi në Kërcovë me VMRO DPMNE-në, Vrapcisht e Haracinë.

Osmani tha se këto janë vecmë cështje që duhet ti mendojnë thellë qytetarët se cka bën interesi partiak, cka bën interesi për pushtet që deformon cdo vlerë , deformo cdo përpjekje qoftë kombëtare e qoftë njerëzore.TetovaSot

TË FUNDIT

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...