Kryetari i Likovës Erkan Arifi nëpërmjet në postimi në Facebook ka bërë të ditur se vazhdojnë punimet në sanimin e rrugës lokale Likovë-Goshincë.
“Vazhdojnë punimet sipas planit dinamik për sanimin e rrugës lokale: Likovë – Goshincë, më saktësisht prej tek rruga e asfaltuar e deri tek v.q. Ara e Xhelës”, ka shkruar Arifi në Facebook.