Në emisionin “200” në Alsat M, Visar Ganiu ka spjeguar se bashkëpunimi me qytetin e Shkupit nuk do të ndalet dhe se investimet nuk do të mungojnë në Çair pa marrë parasysh se kush e fiton qytetin e Shkupit.
“Nuk kam dyshim se Shilegov do të fitoj në qytetin e Shkupit por edhe nëse humb atëherë për ne nuk është shumë me rëndësi për shkak se ne 60% të taksave tona si qytetarë i japim për qytetin e Shkupit dhe se është më se e nevojshme që të investohet në Çair”.
Gjithashtu Ganiu potencoi se edhe më vonë do të investohet në Çair për të mirën e qytetarëve dhe se shumë investime janë kryer deri më tani.